Vritet me plumb në kokë shqiptari në Greqi NULL NULL 29.04.2026 08:26 29.04.2026 08:26 Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur në qytetin e Kalamatas, në Greqi, pasditen e së martës, me një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri. Sipas policisë greke dhe raportimeve të para, viktima është zbuluar brenda një stalle në një banesë në zonën e Bournias-it, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Policia greke ka bërë të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.