Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vritet lideri i Al Qaeda në Jemen

NULL NULL
16.06.2015 09:02
Vdekja e Al-Wuhayshi cilësohet si goditja më e madhe që i është bërë grupit terrorist, qysh nga vrasja e liderit Osama Bin Laden në vitin 2011.

Është konfirmuar se lideri i Al Qaeda në Gadishullin Arabik, Nasser al-Wuhayshi, është vrarë nga një sulm ajror nga forcat amerikane në Jemen.

Vrasja e tij është pranuar nga grupi terrorist në një video në internet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Al-Wuhayshi, është parë si njeriu i dytë më i rëndësishme në hierarkinë e Al Qaeda-s, dhe ishte sekretari privat i Osama Bin Laden, derisa ky i fundit ishte gjallë.

Vdekja e Nasser al-Wuhayshi cilësohet si goditja më e madhe që i është bërë grupit terrorist, prej vrasjes së liderit Bin Laden në vitin 2011 në Pakistan./Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.