Vriten 28 persona në një sulm në veri të Gazës NULL NULL 17.10.2024 19:07 17.10.2024 19:07 Gaza. Foto: Reuters. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës ka bërë të ditur se një sulm ka ndodhur në veri të Gazës. Ai ka bërë të ditur se nga ky sulm janë vrarë 28 persona, ku ka të përfshirë edhe fëmijë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Zyrtari gjithashtu ka njoftuar se si pasojë e këtij sulmi janë plagosur edhe shumë të tjerë. “Civilët dhe fëmijët po vriten, po digjen në zjarr”, është shprehur tutje ai.