Vret 72-vjeçaren, pranga shqiptares në Itali NULL NULL 30.05.2016 10:31 30.05.2016 10:31 Mediat italiane kanë publikuar foton e shqiptares 53-vjeçare, që dyshohet se është vrasësja e të moshuarës italiane me të cilën jetonte prej vitesh. Në foto është shqiptarja, identiteti i së cilës është Renata Kete. Ajo mendohet të ketë vrarë shtetasen italiane, 72 vjeç Danielle Claudine Chatelain, shkruan shekulli. Mes shumë pistave të hetimit lidhur me shkakun e vrasjes, policia italiane po heton një sherr të mundshëm midis dy grave. Mendohet se shkaku i vrasjes është një i plan i mundshëm i 72-vjeçares për tu zhvendosur, lëvizje që dëmtonte interesat e shqiptares, e cila nuk kishte ku të shkonte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 1 orë më parë