Vrau kunatën me sëpatë, arrestohet një person në Elbasan NULL NULL 17.05.2023 14:47 17.05.2023 14:47 Policia shqiptare Një grua ka mbetur e vdekur në Elbasan pasi e njëjta dyshohet se është vrarë me sëpatë nga kunati i saj. Policia shqiptare e ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte nga një fshat i Elbasanit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit kanë konstatuar një shtetas, me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap”. “Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Më tej, policia ka bërë të ditur se sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS