Vrau 7 fëmijët dhe kushëririn në Luizianë, zbulohet ku e mori armën i dyshuari NULL NULL 23.04.2026 08:39 23.04.2026 08:39 Pronari i një arme që u përdor për të vrarë tetë fëmijë u tha hetuesve se ajo ishte vjedhur nga kamioni i tij në javët para të shtënave. Shamar Elkins, 31-vjeçar, i cili ishte i dënuar më parë për vepra penale me armë zjarri, dyshohet se vrau shtatë fëmijët e tij dhe një tjetër, që besohet të jetë kushëriri i tij, në Luiziana të dielën. Pronari i armës së zjarrit, Charles Ford, që atëherë u ka thënë hetuesve se dyshonte se Elkins mori pistoletën Mossberg të stilit sulmues sepse ishte një nga të paktët njerëz që udhëtonin me të në kamionin e tij, sipas një padie penale të paraqitur në gjykatën federale të Luizianës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ford u tha oficerëve se si u përball me Elkins për armën e zjarrit të zhdukur, por “e la të shkonte” pasi ai u bë “ofensiv”, zbuloi një deklaratë me betim në gjykatë. Gjithashtu është zbuluar se Elkins kishte një dënim të mëparshëm për përdorim të paligjshëm të një arme zjarri në vitin 2019. Zëdhënësi i Policisë së Shreveport, Christopher Bordelon, u tha gazetarëve se vendi i krimit ishte “jashtëzakonisht i tmerrshëm”. Policia u thirr në Ëest 79th Street të Shreveport menjëherë pas orës 6 të mëngjesit pas raportimeve për një shqetësim familjar. Raportohet se personi i armatosur qëlloi fillimisht një grua në Harrison Street përpara se të shkonte në shtëpinë në West 79th Street, ku vrau të gjithë fëmijët, tha policia./Klankosova.tv