Vrasjet në Shqipëri, Tushi: Shkaqet janë të natyrës banale, fillojnë nga mungesa e komunikimit (VIDEO) NULL NULL 28.10.2025 23:49 28.10.2025 23:49 Gëzim Tushi, sociolog në Shqipëri sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vrasjet në Shqipëri, marrë shkas nga tri të tilla që ndodhën sot atje. Ai tha se shfaqet e tyre në përgjithësi janë banale dhe fillojnë nga mungesa e komunikimit. “Krimi në shoqërinë shqiptare për fat të keq duket sikur është bërë si buka e përditshme. Shkaqet në përgjithësi të krimeve që po ndodhin në Shqipëri janë me natyrë banale”. “Fillojnë që nga mungesa e komunikimit human, njerëzor për zgjidhjen e konfliktit, kontradiktave dhe ky është një nga burimet kryesore të njerëzve të cilët dalin nga arsyeja dhe kryejnë krime me gjak të ftohtë”, është shprehur ajo./Klankosova.tv