Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati NULL NULL 05.05.2023 09:25 05.05.2023 09:25 Foto nga Arkiva; Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është plagosur me armë zjarri. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, njofton Klankosova.tv. Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime nga njësitë relevante. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.