Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

NULL NULL
30.06.2026 09:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë një rrahjeje.

Klankosova.tv ka kuptuar se viktimë është Gazmen Tairovci, imam i këtij fshati.

Sipas policisë, më 29 qershor rreth orës 23:15, autoritetet janë njoftuar se në fshat kishte shpërthyer një konflikt mes disa personave. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë me lëndime që dyshohet se i ishin shkaktuar me thikë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Byqyti për Klankosova.tv tha se ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, rreth 47 vjeç.

Si i dyshuar për rastin është identifikuar B.H., rreth 40 vjeç, po ashtu nga Zlipotoku, i cili ndodhet në arrati. Policia ka bërë të ditur se që nga mbrëmja e së hënës janë duke u zhvilluar veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, si dhe është njoftuar Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren, të cilës më vonë i janë bashkuar edhe njësi të tjera policore. Hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha policia, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme