Vrasja në Malishevë, policia e largon veturën e viktimës NULL NULL 31.08.2023 18:33 31.08.2023 18:33 VETURA Policia është akoma duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e një të riu në Malishevë. Ata kanë larguar një veturë e cila ishte e viktimës, dhe ishte në vendin ku supozohet se ka ndodhur vrasja. Policia ka njoftuar që për këtë rast janë arrestuar së paku katër persona. “Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë për Klankosova.tv, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës. “Njësitet e nevojshme policore i kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.