Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Hajvali: Ministria e Drejtësisë konfirmon arrestimin në Londër të Xhemajl Nuhiut

NULL NULL
28.10.2025 14:31

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv arrestimin e Xhemajl Nuhiut, i cili dyshohet se më 11 gusht e vrau Muhamet Matoshin, në Hajvali të Prishtinës.

Nuhiu u arrestua në Londër nga autoritetet britanike, e në ndërkohë kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të tij.

Por, MD-ja nuk bën të ditur detaje të tjera.

“Ju njoftojmë se procedura e ekstradimit të personit në fjalë do të realizohet sapo vendimi për ekstradim i marrë nga autoritetet britanike të bëhet i plotfuqishëm. Për shkak të natyrës së rastit dhe procedurave ligjore, për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Klankosova.tv.

Arrestohet në Londër Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen në Hajvali

lajme të ngjashme