Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati NULL NULL 18.08.2025 09:25 18.08.2025 09:25 Xhemajl Nuhiu / Fotografi e publikuar nga Policia e Kosovës Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë, të shtënat me armë, që lanë të vdekur një person. Pak orë para mesnatës, Hajvalia u trondit nga krismat, ku Muhamet Matoshi mbeti i vrarë. Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte deklaruar se i dyshuari është Xhemajl Nuhiu, i cili sot bënë 7 ditë që gjendet në arrati, raporton Klankosova.tv. Prokuroria e konfirmon: Xhemajl Nuhiu në arrati për vrasjen në Hajvali Poashtu, Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, si të dyshuar për vrasjen e Matoshit. Përmes një postimi në Facebook, policia kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin nga qytetarët në ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv. “Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com ose në numrin 192”, shkruan në njoftim. Policia shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen në Hajvali Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.