Vrasja në Fier, Anesti Rama keqtrajtohej nga gruaja dhe vajza (VIDEO) NULL NULL 25.07.2025 20:48 25.07.2025 20:48 Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënë e Emanilda Ramës e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj. Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë. Teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56 vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje. Prej vitesh, punëtor në një fermë blektorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja në fytyrë për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën. Për detaje, ndiqeni kronikën e mëposhtme: