Vrasja në Durrës: Fëmijët vranë babanë, merret në mbrojtje nga policia nëna e tyre NULL NULL 24.02.2024 15:26 24.02.2024 15:26 Babai i vrarë dhe vajza me djalin e tij, të dyshuarit për vrasjen Pëllumb Meta, 50-vjeçari i cili u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij, është varrosur sot. Ndërkaq gruaja e tij, Blerina Meta është marrë në mbrojtje nga policia. Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania nëna e tre fëmijëve që vranë babanë është shoqëruar nga policia e Durrësit ne familjen e te atit të saj në Laç. Krimi i rëndë u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh viktima ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta. Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.