Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja në Bibaj të Ferizajt, të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit

NULL NULL
18.08.2024 16:59
Gjykata Themelore në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj

Dy të dyshuarve për vrasjen për vrasjen në Bibaj të Ferizajt, iu është caktuar nga një muaj paraburgim.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, thuhet se vendimi u mor pasi ekziston dyshimi i bazuar se dy të pandehurit kanë veprën penale vrasja e rëndë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshat të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Për më shumë dataje rreth ngjarjes, ndiqeni kronikën e gazetarit Arlind Beqiraj.

 

lajme të ngjashme