KFOR: Ushtarët amerikanë vazhdojnë patrullimet përgjatë kufirit me Serbinë NULL NULL 11.07.2026 13:59 11.07.2026 13:59 Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it po zhvillojnë rregullisht patrullime gjatë gjithë vitit përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, më saktësisht brenda zonës së përgjegjësisë së kësaj zone. Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime ndihmojnë në ruajtjen e ndërgjegjësimit rrethanor, mbështesin stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes, monitorojnë ndryshimet në mjedisin operacional dhe sigurojnë një prani të dukshme në terren. “Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente”, u tha në njoftimin e KFOR-it