Vrasja në Batllavë, dëshmitarja: I dyshuari me tha “E vrava se e kishte kërkuar që moti” (VIDEO) NULL NULL 18.10.2021 14:01 18.10.2021 14:01 Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës. Lidhur me rastin për Klan Kosova ka folur një grua e cila ka qenë dëshmitare e rastit. Ajo tha se i dyshuari i kishte thënë asaj se e kishte vrarë viktimën sepse e kishte kërkuar që moti. “I thashë: Çka ka ndodhur. Më tha: E vrava. E pyeta: Pse? më tha se moti e ka kërkuar”. Dëshmitarja thotë se nuk e kishte parë viktimën por vetëm autorin i cili me armë në dorë ecte drejt automjetit të tij. “Jo, nuk e kam parë atë personin me biçikletë por vetëm autorin e vrasjes. Ai me armë në dorë shkonte në drejtim të automjetit”. Gruaja tregon se si kishte dëgjuar krismën e armës. “Jam zgjuar në mëngjes. E kam bërë gati kafen, jam ulur ta pijë dhe e kam dëgjuar një krismë. E kam hapur dritaren dhe jam dal, e kam parë matanë urës një biçikletë që është rrëzuar. Prita që po del personi i cili ka qenë me atë biçikletë, por doli ai i cili e ka vrarë”. https://www.youtube.com/watch?v=vLdvbZtQnHQ&ab_channel=KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025