Vrasja me armë zjarri e 29-vjeçarit në Durrës, gjendet automjeti i djegur në Gërdec NULL NULL 20.05.2025 11:21 20.05.2025 11:21 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Në atentatin e ndodhur mbrëmë në Durrës, autorët janë zhdukur pa gjurmë dhe kanë djegur automjetin diku larg vendngjarjes. Shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Policia e Shqipërisë thotë se grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën në spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.