Vrasja e sigurimit në “Bon Vivant”, 25 vjet burgim për dy të akuzuarit NULL NULL 24.05.2024 14:14 24.05.2024 14:14 Gjykata Themelore Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Masar Gërdovin – të akuzuarin për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, ndërsa për armëmbajtje pa leje u dënua me 1 mijë e 500 euro gjobë. I akuzuari tjetër Sherif Krasniqi, është dënuar me 7 vjet burgim për “vrasje në bashkëkryerje”. Krasniqi më parë akuzohej edhe për armëmbajtje pa leje, por prokurori i shtetit kishte hequr dorë nga ndjekja penale derisa gjykata e ka refuzuar akuzën, raporton Betimi për Drejtësi. Të akuzuarve u është vazhduar masa e paraburgimit deri në kohën kur ky aktgjykim merr formën e prerë. Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Viktima në këtë rast ishte sigurimi i lokalit, që gjendet në Prishtinë. Në lokalin e njëjtë ka ndodhur edhe një vrasje tjetër në gusht të vitit të kaluar, ku për të ende po vazhdon gjykimi.