Vrasja e Nasrallahut, Netanyahu e quan “pikë kthese historike” NULL NULL 29.09.2024 08:45 29.09.2024 08:45 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “e zgjidhi llogarinë” me vdekjen e liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke e quajtur atë një “pikë kthese historike”. Netanyahu i bëri këto komente pas kthimit në Izrael nga udhëtimi i tij në OKB në Nju Jork. Ai e përshkruajti vrasjen e Hassan Nasrallah si një “pikë kthese historike”. Sipas tij, Izraeli kishte “larë hesapet” me ata që ishin përgjegjës për vdekjen e “izraelitëve të panumërt” dhe shumë qytetarëve të huaj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se Izraeli është i vendosur të vazhdojë të godasë armiqtë e tij.