Vrasja e Liridona Ademajt, gjykimi shtyhet për 31 janar NULL NULL 27.01.2025 12:01 27.01.2025 12:01 Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është shtyrë për të premten më 31 janar. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Po, është shtyrë për të premten më 31 janar në ora 11:00”, tha Gashi për Klankosova.tv Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.