“Vrasja e kryekalorësit”, libri më i ri nga Murakami NULL NULL 24.02.2017 20:54 24.02.2017 20:54 Qindra lexues u mblodhën në librari anembanë Japonisë të premten, për të blerë novelën e fundit të autorit të njohur, Haruki Murakami. “Vrasja e kryekalorësit”, është novela me e re e shkrimtarit japonez. Mediat në Japoni kanë shkruar se në edicionin parë të saj, janë shtypur rreth një milion kopje të këtij libri, gjë që është e rrallë në mesin e botuesve, njofton Klan Kosova. Karriera e Murakamit filloi me romanin “Dëgjojeni erën të këndojë”, ndërkaq ai u bë sensacion kombëtar në vitin 1987 me publikimin e librit “Pylli norvegjez”, novela e tij më reale, e cila më vonë u bë edhe film. Libra të tjerë nga Murakami: “E dashura ime Sputnik” “Kronikat e Zogut Kurdisës” “Kafka në breg” klankosova.tv