Vrasja e gruas në Prishtinë, Tahiri i AAK-së: Kambana e fundit për të vepruar si shoqëri e si shtet NULL NULL 02.12.2023 21:52 02.12.2023 21:52 Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shteti dhe shoqëria, familja e individi, duhet të gjejnë mënyrat e duhura për t’i mposhtur dukuritë kriminale. Tahiri ka thënë se vrasja e një gruaje, nënës së fëmijëve, duhet të jetë këmbena e fundit e alarmit, raporton Klan Kosova. “Vrasja monstruoze e një gruaje, nënës së fëmijëve, duhet të jetë këmbena e fundit e alarmit që të veprojmë fuqishëm për t’ua ndalur turrin kriminelëve dhe abuzuesve që priren të na cenojnë lirinë”, ka thënë Tahiri. Tahiri ka shtuar se është koha për ballafaqim të vërtetë. “Është koha e fundit që shteti, shoqëria, familjet dhe individi, ta gjejnë forcën dhe mënyrat e duhura që t’i mposhtin këto dukuri në rrënjë, në momentin e parë që ngrenë krye. Si shoqëri kemi arritur t’i bëjmë ballë një armiku me mendësi e veprime dehumanizuese, duke mbrojtur familjen e shoqërinë. Është koha për ballafaqim të vërtetë”, është shprehur Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025