Vrasja e Auron Thaqit, nesër vazhdon seanca ndaj dy të akuzuarve NULL NULL 20.01.2026 12:53 20.01.2026 12:53 Nesër në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Seanca do të mbahet me fillim nga ora 13:00, njofton Klankosova.tv. Në këtë rast akuzohen dy persona, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë. Vrasja e Auron Thaqit në Prizren: Nesër dhe pasnesër seancat, dëshmon mjeku ligjor