Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e argjentinases në Fushë-Kosovë, sot mbahet seanca ndaj Endrit Nikës

NULL NULL
03.02.2026 09:10
Foto: Mat

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet në rastin ku Endrit Nika po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë.

Kjo seancë do të mbahet nga ora 13:00, transmeton Klankoosva.tv.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Klan Kosova pati raportuar në detaje për rastin e vdekjes së argjentinases Maria Clara Urdangaray.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Çka ndodhi në dhomën 403 të hotelit nga ku ra për vdekje argjentinasja Maria Clara? (VIDEO)

lajme të ngjashme