Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka ndodhi në dhomën 403 të hotelit nga ku ra për vdekje argjentinasja Maria Clara? (VIDEO)

NULL NULL
27.08.2025 22:28

Çfarë ndodhi në dhomën 403 të hotelit në Fushë-Kosovë, nga ku ra për vdekje argjentinasja Maria Clara Urdangaray, mbetet ende mister. Ajo nuk jeton më, ndërsa i fejuari i saj, Endrit Nika, ndodhet në paraburgim si i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

Në dëshminë e tij para prokurorit, Nika ka treguar versionin e ngjarjes brenda dhomës.

“Shkuam në dhomë… unë hyra në banjo me la kokën, ajo më tha ‘rri qitu mos shko në shtëpi se jam qetësuar’. Rashë në krevat dhe më zuri gjumi. Pas disa kohe Clara ma derdhi ujin përmbi… filloi prapë me temat e njëjta tu piskatë, më kapi për pantallona edhe më ngrehi, aty mu shqyen pantallonat”, ka thënë ai, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

Sipas Nikës, përplasja mes tyre vazhdoi: “Ja kapa njërën dorë për mos me sjellë fytyrës, e afrova afër vetit, u ula në tokë tu u mundu me e qetësu… pastaj i thash ‘unë po shkoj te shtëpia’. U ktheva me dalë, ajo ja nisi me më goditë. Bëra 2-3 hapa, veç kur e dëgjova krismën… kur shikova Clara nuk ishte më, as xhami i dhomës. E pashë poshtë afër veturës… aty hupa krejt, blackout”, ka rrëfyer ai.

Rasti po vazhdon të hetohet nga gjykata, ndërsa dhoma 403 mbetet vendi i enigmës së madhe të kësaj ngjarjeje tragjike. /Klankosova.tv

Ndiqeni në videon më poshtë këtë pjesë:

lajme të ngjashme