Vrasësi i më shumë se 20.000 krokodilëve NULL NULL 30.07.2015 19:00 30.07.2015 19:00 Mick Pitman ka vrarë 20.000 krokodilë gjatë 37 viteve të tij si gjuetar duke fituar kështu edhe epitetin “Crocodile Mick”. Ai edhe pas vrasjes së 20.000 krokodilëve ai ka pranuar se akoma frikësohet nga këto kafshë. 57 vjeçari nga Darwin ka treguar se krejt ato çka ka mësuar nga gjuetia për kafshët e egra e ka trashëguar nga njerku i tij me nofkën “German Jack” i cili njihej për zënien e krokodilëve më të mëdhenj në këtë rreth. I ashtuquajturi “German Jack” është i njohur për zënien e katrë krokodilëve më të mëdhënj duke thyer kështu një rekord. Ndonëse Mick akoma nuk e ka thyer këtë rekord, performansa e tij është goxha impresive. Madje Mick njihet për zënien e një krokodili me gjatësi 4.9 metra duke e qëlluar dy herë me armë pasi kishte kaluar katër javë duke e ndjekur për të ia zënë pritën. “Krokodili duhej vrarë pasi po masakronte bagëtinë përreth. Pronarët nuk dinin çfarë të bëjnë derisa krokodili po hante deri në dy kafshë çdo ditë “ tha ai. Ishte shumë vonë natën kur Mick e kishte parë krokodilin teksa po hante mbetjet e një lope që tashmë kishte qenë pre e tij e mëhershme. “Unë prita për mundësine timë derisa isha i sigurtë se ishte momenti i duhur sepse nësë dëshiron të shtiesh, atëherë sigurohu se do ta kryesh punën mirë” tha ai, transmeton Klan Kosova. Mick që ka pranuar se është i varur nga adrenalina ka pranuar se një nga dhjetë krokodila që ka provuar të vrasë më parë me ta ka pasur një luftim të tmerrshëm. “Jo shumë kohë më parë një krokodil ishte gjysmë metre larg derisa papritur ai u afrua shumë dhe doli nga shkurret, si nga asgjë dhe unë u përballa me të. Kjo ndodh pothuajse rregullisht” tha Mick. Mick ka treguar se ai ndonëse e bën këtë punë tash e shumë vitë, ai respekton kafshët të cilat i vranë më dorën e vet. “Pas çdo vrasje, ulem pranë viktimës sime dhe mbaj 1 minutë heshtje sepse kjo është mënyra se si unë i respektoj krokodilët” Mick në fund të intervistës ka thënë se ndihet i ofenduar kur njerëzit e pyesin se kur do të dalë në pension. “Është një lloj droge që të bën shumë të varur. Unë jam i varur nga adrenalina dhe do të vazhdoj këtë punë deri në frymën time të fundit”