Vrapim për sportistët e verbër NULL NULL 16.07.2015 11:31 16.07.2015 11:31 Në Parkun Olimpik të Londrës, anëtarët e Kosovo Sports Relief po përgatiten për vrapimin humanitar prej 10km për nderë të mbledhjes së fondeve për Federatën e Sporteve për të Verbërit në Kosovë. Vrapimi do të mbahet me 19 korrik, ndërsa këtë të mërkurë vrapuesit provuan se si është për të vrapuar me sy të mbyllur, duke thënë se: “Atëherë, kuptuam më mirë pse Goalball është aq i rëndësishëm për personat e verbër ose me pamje të dobësuar” Ky sport, me rëndësi të shumëfisht për të verbërit, topi i të cilit është me zile, tereni i markuar është sport ideal për të zhvilluar aftësit për orjentim edhe mobilitet i cili ju ndihmon ose ja lehtëson jetën e përditshme të verbërve, transmeton Klan Kosova. Ndërsa në këtë aksion humanitar do të marrin pjesë vrapues nga Londra: Ymka Stanovci, Baki Ejupi, Faton Gërbeshi, Nita Binxhiu- Demiri, Halil Demiri dhe Arben Haxhijaha, ndërsa vrapues nga Kosova do të jenë: Arton Humolli, Gonxhe Gërxhaliu dhe Flaka Krajkova.