Vranjevci në hall: Pusetat pa kapak dhe mungesa e ndriçimit shqetësojnë banorët (VIDEO) NULL NULL 23.07.2026 13:14 23.07.2026 13:14 Ekipi i emisionit Fol me Arin, e ka vizituar sot Vranjevcin të Prishtinës ku ka pasqyruar hallet e banorëve të kësaj lagje. Një nga banorët tha se problemet kryesore janë kapakët e pusetave të cilat janë vjedhur si dhe mungesa e ndriçimit. Ai paralajmëroi se nëse vazhdon kjo gjendjen në këtë rrugë të lagjes edhe gjatë dimrit do të ketë pasoja sidomos me aksidente. “Gjithçka duhet të ndërmerret për të mos e pritur dimrin. Në qoftë se e presim dimrin, këtu katastrofë me ndeshje e me shumë sene tjera”, u shpreh ky banor. Derisa theksoi se edhe pas shumë kërkesave, komuna nuk ka marrë asnjë masë me arsyetimin se tashmë për këtë vit e ka planprogramin.