Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vranim Gecaj tregon se si e realizoi dokumentarin “Bijtë e Gjergj Kastriot Skënderbeut” (VIDEO)

NULL NULL
29.11.2023 17:54
vranin gecaj

Regjisori Vranim Gecaj ishte i ftuari i emisionit të sotëm “Ora e Pasdites”.

Ai foli për premierën e dokumentarit “Bijtë e Gjergj Kastriot Skënderbeut” e cila u dha premierë më 28 nëntor, në Kino Armata.

Regjisori, në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu – Kajtazi, dha edhe më shumë informata.

“Çka i bën të veçantë arbëreshët e Italisë është se ata i kanë ruajtur të gjitha traditat e tyre, duke nisur nga riti bizantin, pra riti bizantin arbnor, sepse ata kur pagëzohen, kur martohen, ceremonitë mortore i bëjnë në arbëreshit. Ata edhe në shtëpi flasin në arbëreshit. dhe kur flasin me njëri- tjetrin flasin arbëreshit. Kisha bizantine ka ndikuar shumë në ruajtjen e traditave sepse ceremonitë aty zhvillohen në gjuhen arbëreshe”, tha Gecaj.

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit të së mërkurës, mysafir ishte edhe gazetari, Labinot Nimani.

Nimani, për publikun e “Orës së Pasdites” foli për videon tanimë virale mes banorëve të “Big Brother Vip Kosova”, Santianës dhe Bucit.

Për të mësuar detaje nga dy mysafirët e sotëm, ndiqni videot më poshtë.

lajme të ngjashme