Voziti 253 km/h në zonën 100 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro NULL NULL 11.03.2024 09:06 11.03.2024 09:06 Foto ilustruese. Shqiptimi i gjobës Është gjobitur një burrë me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, ku i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h. Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, përcjell klankosova.tv. “Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.