Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: U shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën

NULL NULL
16.04.2024 20:26
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Igli Hasani
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Igli Hasani; Foto: Arkiv;

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”.

“Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovë”s.

“Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, ka thënë Hasani. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme