Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15 NULL NULL 28.04.2026 13:02 28.04.2026 13:02 Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 13:15 do ta shpalosin qëndrimin e tyre lidhur me çështjen e presidentit. Ndërkaq vazhdimi i seancës është paraparë të nis në ora 14:00, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie. Derisa sot seanca që nisi me një orë vonesë kur ishte paraparë, kryetarja Albulena Haxhiu, mbajti një fjalim ku i ftoi opozitën të marrë pjesë në votim. E mbrëmë mes tensioneve politike dhe paqartësive kushtetuese që e kanë shoqëruar procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar procedurat në mungesë të opozitës, duke thelluar kësisoj përplasjet mbi ligjshmërinë e votimit dhe kuorumin në Kuvend. Krejt çka ndodhi në seancën e mbrëmshme për presidentin