Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votimi i mesnatës: Qyteti i New Hampshire shpall rezultatin e parë

NULL NULL
05.11.2024 09:49
Dixville Notch
Foto: CNN

Gjersa Donald Trumpi përfundoi fjalimin e tij të fundit në tubim, ka ardhur edhe rezultati i parë i ditës së zgjedhjeve – dhe është një barazim midis Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit.

Votimet e para në SHBA u hapën në mesnatë në qytezën e largët, të pa inkorporuar të New Hampshire, Dixville Notch, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Komuniteti ka një traditë të votimit në mesnatë. Dhe rezultati?

Një ndarje e pastër – tre për Harris dhe tre për Trump.

Votimet e tjera në New Hampshire nuk do të hapen deri më vonë kur Amerika të zgjohet – rregullat thonë se ato duhet të jenë të hapura deri në orën 11:00 me kohën lokale

lajme të ngjashme