Votimet e së dielës: Serbët të ndarë, shqiptarët dalin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votimet e së dielës: Serbët të ndarë, shqiptarët dalin (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 22.04.2023 20:14

Kontejneri te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut deri në mesditën e së shtunës nuk ngjasonte në një qendër votimi. Në të janë vetëm disa nga inventari i brendshëm si tavolina montuese, karrige dhe gjeneratorë.

Megjithatë dinamikë më të madhe të punës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore është te qendra tjetër alternative pranë Stacionit të Autobusëve, në të cilën po kryhen punë teknike për ta bërë sa ma të sigurt për ditën e zgjedhjeve.

Si në këto dy qendra improvizuese edhe të tjerat po sigurohen nga forcat policore që nuk janë të pakta.

E, qytetarët serbë kanë hamendësimet e tyre sa i përket ushtrimit të drejtës së votës, ku disa nga ta thanë se nuk do të dalin për të votuar dhe se këtë proces për ta kryer në kontenjera nuk e shohin të zakonshme.

Për dikë tjetër zgjedhjet janë të mirëseardhura dhe se duhet votuar.

Krahas serbëve lokal, shqiptarët e Cabrës që është fshat i vetëm me shqiptarë në Zubin Potok kanë gatishmëri për të iu drejtuar kutive të votimit.

Në mëngjesin e së dielës, kutitë e votimit do të hapen në 19 qendra të votimeve në veri, 13 nga to janë kontejnerë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS