Vota për kryeministrin, Duda Balje kërkon krijimin e komunave boshnjake! NULL NULL 10.03.2025 23:06 10.03.2025 23:06 Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Megjithatë ajo në Dukagjini, deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje si kushte me prioritet, e cilido kryeministër që ua plotëson, do e marrë votat e tyre, transmeton klankosova.tv. Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por kërkon edhe krijimin i komunave boshnjake. “Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët”. ”Ka çështje që 20 vite s’janë realizuar, disa prej tyre janë reforma në arsim e krijimi i komunave boshnjake”, tha Balje.