Gruaja dhe fëmijët e futbollistit argjentinas humbën jetën nga tërmeti në Venezuelë NULL NULL 30.06.2026 08:04 30.06.2026 08:04 Gruaja dhe fëmijët e një futbollistit argjentinas që luan në Venezuelë, Lucas Trejo, humbën jetën në tërmetet e dyfishta që goditën vendin javën e kaluar. Lucas Trejo, i cili luan për Club Sport Maritimo të La Guaira, i tha më parë portalit Noticias Telemundo se po “kërkonte nëpër rrënoja me duart e tij” duke kërkuar gruan e tij Yanina, djalin dhe vajzën e tyre. Trejo kishte qenë larg me ekipin kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë u pasua disa sekonda më vonë nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë. Noticias Telemundo konfirmoi vdekjet me Club Sport Maritimo të La Guaira, i cili i bëri homazh familjes së Trejos në një deklaratë: “Për prehjen e përjetshme të Yanina de Trejo (bashkëshortes), Aaron Trejo (djalit) dhe Ainhoa Trejo (vajzës) të lojtarit tonë Lucas Trejo. Familja e madhe e Club Sport Marítimo de La Guaira shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e anëtarëve të familjes së tij.” /Klankosova.tv