Vonesat në numërimin e votave: Shkodra e zhgënjyer me procesin (VIDEO) NULL NULL 26.02.2025 09:00 26.02.2025 09:00 Analistja Magbule Shkodra, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars. Megjithatë, për analisten, Magbule Shkodra, këto vonesa janë zhgënjyese, njofton Klankosova.tv. “Jam e zhgënjyer thellësisht. Si është e mundur që jemi në javën e tretë dhe po dëgjojmë se deri më 5 mars nuk mund të kemi çertifikimin e zgjedhjeve?” Jemi në shekullin XXI dhe ende po numërojmë një nga një. Kaq të paktën mund të kishim bërë”, deklaroi ajo, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ndiqni deklaraten, në videon e mëposhtme: