Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vonesat e ambulancave shqetësuese në Britani

NULL NULL
23.08.2018 20:02

Shifrat e Lirisë së Informacionit kanë zbuluar vonesat më të gjata të ambulancave në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.

Një pacient në Uells ishte lënë duke pritur për 62 orë, ndërsa katër të tjerë kanë pritur 50 orë, tregojnë të dhënat e Lirisë së Informacionit.

Disa prej tyre që pritnin më shumë se një ditë për të arritur një ambulance, ishin duke vuajtur nga probleme të shëndetit mendor ose të frymëmarrjes.

Por shefat e NHS-së thonë se pritjet ekstreme nuk pasqyrojnë cilësinë e përgjithshme të shërbimeve të ambulancës dhe miliona paund po investohen në kujdesin emergjent.

klankosova.tv

lajme të ngjashme