Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi shihet emocional pas rikthimit të Fenerbahçe

NULL NULL
26.06.2026 19:31

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për rikthimin e tij te Fenerbahçe, duke e cilësuar si një moment të veçantë dhe me shumë emocione në karrierën e tij.

Pas eksperiencës në La Liga me Mallorcan, Muriqi është rikthyer në klubin turk ku kishte luajtur edhe më herët, në sezonin 2019/20, transmeton Klankosova.tv.

“Është krenari të jem këtu. Kam fituar përvojë dhe tani jam një lojtar më i pjekur, por edhe më i uritur se më parë”, tha ai.

Ai theksoi se synimi kryesor mbetet suksesi i ekipit: “Dua të kontribuoj me gola, asistime dhe shpirt luftarak. Qëllimi ynë është titulli i kampionit”.

Muriqi u shpreh i bindur se Fenerbahçe ka potencialin për të fituar trofe këtë sezon.

lajme të ngjashme