Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Von der Leyen arrin në Tiranë, pritet nga Rama (VIDEO)

NULL NULL
27.10.2022 14:56

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Tiranë.

Ajo është pritur me ceremoni zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Von der Leyen në pjesën e parë të ditës qëndroi në Prishtinë ku është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe konferencë për media. Ajo poashtu është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në të dyja takimet, Von der Leyen tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, dhe ritheksoi mbështetjen për Kosovën në këtë aspekt.

Pas Prishtinës dhe Tiranës, presidentja e KE-së do të udhëtojë drejt Serbisë.

lajme të ngjashme