Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Volkswagen paguan secilin konsumator të prekur nga skandali në SHBA

NULL NULL
21.04.2016 18:04

Volkswagen ka arritur marrëveshje me autoritetet e SHBA-së për të rregulluar çështjen e mashtrimit me emetimin e gazrave, duke paguar “kompensimin e konsiderueshëm” me çrast secili konsumator do të paguhet me nga 5 mijë dollarë, transmeton Klan Kosova.

Kjo marrëveshje është arritur të enjten te gjykatësi Charles Breyer në San Francisco, duke shmangur gjyqin.

Një gjykatë federale në SHBA në muajin e kaluar u kishte dhënë kohë VW dhe Rregullatorëve të SHBA-së, që deri të enjten të arrijnë një marrëveshje për afër 600 mijë vetura dizel.

Ndërsa gjyqtari gjerman Christopher Rother thotë se paditësit në Evropë do të kërkojnë që të imitojnë marrëveshjen e SHBA-së për klientët tyre gjithashtu.

 

lajme të ngjashme