Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vokshi nga PD-ja e Shqipërisë: Mbi 100 mijë qytetarë protestuan me opozitën (VIDEO)

NULL NULL
20.02.2024 23:43
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Albana Vokshi vlerëson se protesta e organizuar sot nga opozita në Tiranë ishte më e madhja viteve të fundit.

Madje Vokshi në një lidhje direkte në emisionin Edicionin Special në Klan Kosova, thotë se opozita e bashkuar mblodhi mbi 100 mijë qytetarë në këtë protestë.

“Besoj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, por edhe përtej kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, protesta është ndjekur, është raportuar në mediat shqiptare dhe ndërkombëtare”, u shpreh Vokshi.

“Ishte një protestë madhështore porsa i përket numrit, më e madhja që është organizuar në vitet e fundit, e para që opozita e bashkuar, Partia Demokratike e bashkuar tashmë në frontin opozitar me të gjitha partitë e tjera opozitare ka mbështetje shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë”.

“Mund të kenë qenë në shesh në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, mund të ketë pasur mbi 100 mijë qytetarë, të cilët dolën për të protestuar dhe kanë protestuar paqësisht pa asnjë lëndim pa shkatërrim”, shtoi ajo.

lajme të ngjashme