Vodhi para nën kërcënimin e thikës, arrestohet i mituri në Prishtinë NULL NULL 08.04.2024 10:13 08.04.2024 10:13 Foto ilustruese. Policia e Kosovës. Është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se nën kërcënimin e thikës ia ka marrë viktimës një shumë parash një rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Sipas policisë, njoftimi u bë në orën 23:00 të mbrëmjës së kaluar. “Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personit të dyshuar. Veprimet operative kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi e substancës narkotike”, thotë tutje policia. Personi i dyshuar i mitur mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.