Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në Fushë Kosovë NULL NULL 24.12.2025 22:16 24.12.2025 22:16 Foto nga Policia e Kosovës Një 21-vjeçar është arrestuar sonte në Fushë Kosovë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda. Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej tetë automjeteve të ndryshme, janë vjedhë mjete pune e gjësende të tjera, transmeton Klankosova.tv. Hetuesit policor gjatë bastisjes në vendbanimin e E.H., kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve. “Personi i dyshuar E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.