Vodhën një veturë në fshatin Petresh, Policia e Shqipërisë shpall në kërkim dy të dyshuar NULL NULL 12.06.2024 12:18 12.06.2024 12:18 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi sot në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një veturë. Policia pasi ka identifikuar automjetin e vjedhur u ka bërë atyre me shenjë për të ndaluar, por ata nuk janë bindur, duke filluar kështu të lëviznin me shpejtësi, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. Më pas ata e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes është përfshirë nga flakët, në fshatin Dopaj.