Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vllaznia fiton klasiken ndaj Partizanit, i rri Egnatias në tri pikë dallim

NULL NULL
05.03.2025 18:19

Vllaznia ka marrë derbin ndaj Partizanit me një fitore prej 2:0 sot.

Golin e parë e shënoi rezervisti Ildi Gruda në minutën e 51-të, vetëm pesë minuta pas inkuadrimit.

Kosovari David Domgjoni komplikoi gjërat për mysafirët kur mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.

Ndërkaq, klubi nga Shkora e siguroi fitoren në minutën 90+2′ përmes kosovarit të tyre, Melos Bajramit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 28-të të Superiores në Shqipëri ku Vllaznia zë vendin e dytë me 49 pikë, tri më pak se Egnatia në të parin që po ashtu shënoi fitore të madhe sot ndaj Dinamo Tiranës.

lajme të ngjashme