Vladimir Putin mban sot fjalimin vjetor NULL NULL 29.02.2024 09:37 29.02.2024 09:37 Putin Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do t’i drejtohet sot Asamblesë Federale me mesazhe vjetore për situatën në vend, udhëzimet e politikës së brendshme dhe të jashtme të vendit. Sipas medieve ruse, Putin do të flasë për luftën në Ukrainë, masat shtesë për stabilizimin e ekonomisë dhe politikat e reja sociale për të mbështetur familjet, transmeton Klankosova.tv. Fjalimi i tij vitin e kaluar u përqendrua kryesisht në Ukrainë, tani po parashikohet deklaratë edhe për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë vetëm dy javë larg dhe Putini pritet të zyrtarizojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar.