Vlade Divac bëhet me pasaportë malazeze NULL NULL 01.11.2022 14:59 01.11.2022 14:59 Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ia ka dhuruar pasaportën malazeze legjendës së basketbollit Vlado Divac. Divacit i është dhënë pasaporta malazeze me propozimin personal të Abazoviqit, shkruan Vijesti, transmeton Klan Kosova. “Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne që kemi mundësinë t’ia dhurojmë një pasaportë malazeze një legjende të basketbollit botëror, siç është Vlade Divac”, tha Abazoviq. Kabineti i Abazoviqit njoftoi se Divac e falënderoi atë për pasaportën e dhënë dhe theksoi se kjo do të thotë shumë për të emocionalisht, duke shtuar se paraardhësit e tij vijnë nga Mali i Zi. Ai performoi me shumë sukses për kombëtaren e Jugosllavisë dhe fitoi medalje të arta në kampionatet botërore në 1990 dhe 2002 dhe bronz në 1986. Divac ishte kampion i Evropës në vitet 1989, 1991 dhe 1995. Ai fitoi medaljen e bronztë në 1987 dhe 1999. Ai gjithashtu performoi në Lojërat Olimpike dhe ka medalje argjendi nga Seuli në 1998 dhe Atlanta në 1996. klankosova.tv