Vjehrri dhe burri ushtrojnë dhunë fizike mbi gruan në Prishtinë NULL NULL 24.12.2023 08:44 24.12.2023 08:44 rrahje Një grua në Prishtinë i ka raportuar në polici vjehrrin dhe bashkëshortin e saj, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje sulmuan atë fizikisht. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Prishtinë 23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.